Aktorja shqiptare “gdhend” në trup emrin e së bijës 0 1454

Ajo u bë nënë më 28 dhjetor 2016 ndërsa sot ka vendosur që të gdhend në trup emrin e vogëlushes që i dha titullin e shenjtë të mëmësisë. Rudina Dembacaj na ka treguar ditën e sotme se ajo ka shkruar emrin e vajzës “Viktoria” në pjesën e brendshme të kyçit të dorës së majtë.

Ky nuk është tatuazhi i parë i komedianes pasi sic shihet edhe nga fotoja në të njëjtin vend por në krahun tjetër, drejtuesja e emisonit “Mos i fol shoferit” ka të tatuuar emrin “Hana” që është mbesa e saj.

Rudina Dembacaj i dha fund beqarisë në qershor të 2016-ës duke u martuar me partnerin e saj të quajtur Aleksandër.

Previous ArticleNext Article