Regjisorë, artistë dhe njerëz të medias ndjekin projeksionin ekskluziv të “Delegacioni”-t 0 656

Filmi shqiptar “Delegacioni” pati premierën e tij ekskluzive në Tiranë pak ditë më parë, ndërsa mesditën e së premtes u shfaq sërish në kinema “Millenium” për emra të njohur të kinematografisë, regjisorë, aktorë e njerëz të medias.

Për shkak se premiera ishte me ftesa dhe numri i të pranishmëve ishte vërtet i lart, u vendos që filmi rishfaqej edhe për të tjerë personazhe të njohur e dashmirës arti.

Të pranishëm në projeksionin ekskluziv të filmit që po bën jehonë kanë qenë emra të njohur si regjisori Dhimitër Anagnosti, Kujtim Çashku, Ylli Pepo si dhe aktori Robert Ndrenika e aktorja Roza Anagnosti.

Filmi u prit mjaft mirë nga të pranishmit, të cilët edhe e duartrokitën atë në përfundim.

Robert Ndrenika dhe Kujtim Çashku

Roza Anagnosti

Dhimiter Anagnosti

Jon Shanaj

Ylli Pepo

Enada At’Nikolla

Sabina Kodra dhe Robert Budina

Ilda Lumani

Ergys Meta

Anila Mema

Rafaela Rica

Previous ArticleNext Article