KreuCelebrity

Asnjëherë nuk është vonë për dashurinë; aktorja e njohur fejohet në moshën 56-vjeçare

Meg Rayan është fejuar me partnerin e saj prej 7 vitesh John Mellencamp. Aktorja 56-vjeçare na njohu me lajmin e bukur nëpërmjet një postimi në rrjetin social instagram. Nën njē foto të saj dhe John, ylli i “City of Angeles” shkruan: “e fejuar” duke na njohur kështu me statusin e ri.

Çifti është njohur në vitin 2011 dhe gjatë kësaj kohe ka patur një marrëdhënie jo fort të stabilizuar. E duket se vetëm tani erdhi momenti për të marrë hapin e madh pēr Meg dhe John. Nëse kjo fejesë do të pasohet nga martesa, për aktoren do të jetë hera e dytë, pasi ajo ka qenë e martuar më parë për 10 vite me Dennis Quaid, ndërsa për muzikantin Mellencamp do të jetë martesa e katërt.

Urime çiftit!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF