KreuCelebrity

Ekskluzive/ 15 sekretet e bukurisë së Çiljeta Xhilaga

 

Cila është gjëja e parë që mendoni kur zgjoheni në mëngjes?

Filloj rendis në kokë, ende pa u çuar nga krevati se çfarë kam për të bërë, çfarë do vesh, çfarë takimesh kam. E pasi përfundon renditja në kokë (Qesh) çohem dhe vazhdoj radhën e punëve.

Cili është mëngjesi juaj i preferuar?

Nuk e ha fare mëngjesin dhe bëj shumë gabim, por s’e di pse nuk ha dot sapo zgjohem. Nëse do më duhet të konsumoj diçka mund të jetë rreth orës 11:00 e që mund të jetë ndonjë briosh, ose tost me salcë kosi dhe avocado. ( Jo të dyja njëherësh, por i alternoj).

Cila është rutina ditore e bukurisë tuaj?

Nëse është një ditë pa impenjime vendos vetëm kremrat e fytyrës. Së fundmi po përdor linjën e “LePrairie”, krem hidratues dhe atë të syve. Nëse kam ndonjë takim, që më duhet të bej grim, përdor fontatinën nga “Yves Saint Laurent” duke qenë se kjo linjë e ka përmbajtjen të hollë, duket shumë mirë, të paktën në lëkurën time, më pas aplikoj thjesht një rimel, lapës të zi dhe një ngjyrë të lehtë në buzë. Të them të drejtën nuk i kushtoj shumë rëndësi produketeve të tjera të make-up, përveç fondatintës që mundohem ta kem gjithmonë të mirë.

Në ç’mënyrë përkujdeseni për flokët tuaj?
Kam fatin të kem një flok shumë të mirë e të shëndetshëm, edhe pse siç mund ta keni parë edhe e kam keqtrajtuar duke e lyer shpesh. Por për çudi nuk më ndikuar shumë. Ndaj përveç shampos Cerastase, nuk bëj ndonjë përkujdesje të veçantë për flokun. Ndonjëherë kur gjej kohën (por që për fat të keq nuk ndodh shpesh), bëj ndonjë maskë në kushte shtëpie duke parë në internet.

Cilat janë produktet që nuk mungojnë kurrë në çantën tuaj?

Xheli antibaketrial për duart, parfumi (së fundmi jam fiksuar me Amouage Fate), një “lip balm” (zbutës buzësh)

Si relaksoheni përpara një takimi apo një ngjarje të rëndësishme. Çfarë bëni?

Gjumin e bukurisë, e kam të nevojshëm (Qesh). Përtej shakasë, nëse unë nuk jam e ngopur me gjumë, e ndjej që e pasqyroj edhe në portret. Ndaj mundohem që nëse kam ndonjë ngjarje, emision apo intervistë, të fle të paktën 30 min. Sepse e ndjej menjëherë atë relaksimin dhe rigjenerimin e lëkurës pas gjumit.


Si e mbani trupin në formë?

Duke qenë se e kam shtëpinë tek Liqeni Artificial, sa herë mundem i bie rreth e përqark me një vrap të lehtë, zakonisht ndodh pasditeve. Kohët e fundit jam munduar ta bëj çdo ditë, dua ta bëj rutinë pasi, jo vetëm që bën mirë për trupin, por mua më relakson shumë edhe mendërisht. Vë kufjet në vesh dhe pas 1 ore vrap të lehtë, ndjej një ‘ajër’ tjetër rreth vetes. Jua këshilloj të gjithëve.

Ndjek ndonjë klasë sporti?

Klasë sporti të mirëfilltë jo. Por në palestër shkoj 2-3 herë në javë, dhe bëj vetëm ushtrime me pesha, vegla, për t’u tonifikuar.

Cilat janë ushqimet që u jepni prioritet në dietën tuaj ushqimore?

Nuk dua të bëj sikur unë rend vetëm pas ushqimeve të shëndetshme e do gënjeja nëse do thoja se në frigoriferin tim ka vetëm sallatë jeshile (Qesh), sepse diku në një cep mund të ketë edhe ndonjë çokollatë, apo majonezë për një tost të shpejt (Qesh). Sigurisht rëndësinë e një diete të shëndetshme e di, e aq më tepër për faktin që unë kam Fernandon mundohem shumë që të paktën atij t’ja bëj edukatë ushqyerjen e shëndetshme dhe më vjen mirë që deri diku ja kam arritur. Perimet, supat, frutat djali im i konsumon çdo ditë dhe më besoni që duke ja gatuar atij i kam bërë edhe një të mirë të madhe vetes sepse më shijojnë dhe mua (duhet ta pranoj që para se të lindja Fernandon, përpara një pjate me perime të pjekura, mund të shtrembëroja turinjt, por tani jo).


Cili është mëkati i ëmbël (përsa i përket ushqimit).

Aaa nuk do t’i thoja dot jo një sufleje, madje shoqëruar gjithmonë me akullore. Thjesht nuk mundem (Qesh).

Cili është stili i të veshurit në përditshmërinë tuaj?

Ata që më njohin e dinë që unë në përditshmërinë time jam shumë e thjesht, pothuajse pa grim fare. Ndoshta profesioni më ka bërë që të qenurit gjithë kohës nëpër koncerte, klipe, apo studio televizive, të ndihem e lodhur nga gjithë ‘shkëlqimi’ dhe mezi pres të heq grimin e t’ja fus një palë atlete e tuta.

Nëse shkoni në sallon kozmetik, çfarë trajtimesh bëni zakonisht?

Një herë në 2-3 muaj bëj një ‘peeling kimik’ si dhe herë pas here bëj një dermoabrazion. Gjithashtu ushqej lëkurën e fytyrës me vitamin, tek dermatologia ime.

Çfarë mendoni kur shiheni në pasqyrë?
Po varet nga momenti. Ka raste kur më duket kokrra yllit ajo që është përballë meje (Qesh). Ka raste kur i hedh një shikim të shpejt dhe e evitoj fare pasqyrën (Qesh). Si të gjitha vajzat kam dhe unë ditët e mia të mira e të tjera jo fort të mira.

Pas një dite të lodhshme dhe impenjative, çfarë bëni për t’u relaksuar?
Ah, po. Nëse kam patur një ditë të tillë e kam shumë të nevojshme një banjë të ngrohtë në vaskë, me qirinj aromatik, dritë të ulët, dhe muzikë në sfond. Më relakson dhe më shplodh me të vërtetë shumë.

Rutina e fytyrës, para se të shtriheni në shtrat?
Sado të jem e lodhur, unë nuk fle dot kurrë e grimuar. Edhe në ato raste kur jam kthyer nga koncertet në 5 apo 6 të mëngjesit e bëj patjetër ritualin e pastrimit të fytyrës, sepse më duket sikur edhe gjumin e bëj më të rehatshëm. Ka patur raste kur kam qenë aq e lodhur dhe kam menduar të mjaftohem vetëm me një larje të thjesht fytyre, por nuk jam ndjerë fare mirë. Për të pastruar grimin përdor linjën e lancome (qumësht, tonik, dhe larës), e pasi përfunoj me proçesin e larjes, vë kremrat “LePrairie”. Pastaj gjumë të thellë.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF