Jennifer Lopez dhe Bella Hadid e kanë që të dyja këtë pallto tip “ blanket“! 0 778

Epo, kur e kanë dy femra të tilla këtë lloj palltoje, do të thotë që ajo duhet marrë seriozisht!  Jennifer Lopez, mbretëresha e “glamour-it“ nuk ndodh shpesh që të mbajë gjëra të lira, por kur dicka i pëlqen, ajo nuk diskriminon aspak. I tillë është dhe rasti i kësaj palltoje prej leshi, e cila kushton 180 dollarë, nje shumë qesharake kjo për Xhenin miliardere.

Por përderisa është e bukur, përse jo. E pervecse ka sy dhe duket bukur në trup, është edhe e rehatshme sepse vjen e gjerë e me rrip në mes, dhe materiali e bën edhe goxha të ngrohtë. Bella Hadid gjithashtu e preferon shumë një të tillë, vetëm se ajo ka zgjedhur ngjyrën gri.

Previous ArticleNext Article