Njihuni me Joel, vajzën kinge të Alban Dudushit! 0 2377

Moderatori i Top Channel po shijon ndjesinë e bukur të të bërit prind për herë të dytë, pasi një vit e gjysmë më parë ai dhe partnerja Bieta mirëpritën në jetën e tyre djalin Kroi Art. Ndërsa Kroi po kalon etapat e para si bebe, e motra e tij Joel tashmë është adoleshente, që për hir të së vërtetës është bërë njē zonjushë shumë e bukur. Alban Dudushi është shprehur edhe më herët që ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me vajzën e tij,  e me siguri tani teksa ajo po rritet e po zbukurohet çdo ditë e më shumë, edhe për Dudushin mund të kenë filluar ato ‘sikletet’ e vogla që mund të ketë çdo prind.

Me flokët kaçurrelë ëmbla Joel duket se u ka marrë prindërve tiparet më të bukura, duke u kthyer në një zonjushë tejet të hijshme!

Joel është fëmija i parë i Alban Dudushit, e cila ka ardhur nga martesa me aktoren Nigda Dako!

Previous ArticleNext Article