Vuajtjet e njërës frymëzojnë tjetrin: Danjela dhe Arditi bëjnë për vete jurinë e “Këngës Magjike“. 0 1065

Danjela Toçi dhe Ardit Çuni kanë tërhequr vëmendje në skenën e “Këngës Magjike“, si atë të publikut, ashtu dhe të jurisë. Dy të rinj kanë mundur të kalojnë në gjysëmfinalen e festivalit dhe modestia  e tyre, e fakti që janë goxha me këmbë në tokë që të dy, është mjaft frymëzuese. Tek emisioni “Rudina“ ata kanë zbuluar dicka më shumë rreth vetes, rreth asaj që i motivon e që i ka nxitur sidomos për këtë krijim, këngën “ Qaj“.

Arditi tregoi sesi dikur nuk e financonte dot karrierën e vet muzikore, e kjo ishte e rëndë për të, sesi sot mbështet Danjelën, e sa rëndësi ka kjo këngë për të dy ata dhë cfarë mesazhi duan t`i përcjellin të tjerëve: sa më shumë dashuri , thotë Danjela, dhe të mos shohim vetëm jetët tona!!!

Ndërsa Arditi u shpreh: “Është mirë ta kuptojmë realitetin ashtu sic është, boll shitëm ar, luks e makina- është koha të vijmë me këmbë në tokë dhe të kuptojmë ku jetojmë, se në fund të fundit as 10% e popullsisë si ka ato lukset që shfaqen në videoklipet që shohim“.

Previous ArticleNext Article