Zanfina flet për herë të parë për lidhjen 11-vjeçare me Faton Shoshin, ish-in e Era Istrefit 0 323

Ndoshta pak e dinë, por ish-menaxheri i Era Istrefit, e njëkohësisht ish- i dashuri i saj, ka qenë i lidhur për një kohë të gjatë me këngëtaren Zanfina Ismajli. Faton Shoshi dhe këngëtarja kanë patur një marrëdhënie prej 11 vitesh e gjysmë, por deri më sot ata nuk kanë folur asnjëherë rreth kësaj çështje. Ka qenë Zanfina ajo që ka thyer akullin, duke cekur për herë të parë këtë temë, në programin “Mirage” në Kosovë.


“Nuk kam folur asnjëherë për këtë gje, ndaj po e them për herë të parë. Me Fatonin kemi patur një lidhje prej 11 vitesh e gjysmë, por vjen një moment kur humb besimi. Edhe në dashuri çdo fillim është i mirë, e fundi është i hidhur. Kur i vjen fundi gjërave, në dashuri, në lidhje, dashuria, besimi apo diçka e ngjashme që e përbën një lidhje i vjen fundi”: tregoi Ismajli.


Sa i përket pyetjes nëse ajo dhe Shoshi kanë mbetur miq, këngëtarja u shpeh se kjo nuk është e mundur, pasi njē gotë e thyer nuk mund të ngjitet.
Faton Shoshi aktualisht është menaxher i këngëtarit Ledri Vula.

Previous ArticleNext Article