KreuStil Jetese

Grida Duma ka hallin e gjithë mamave: Djali do të studiojë një degë që nuk i pëlqen asaj por s’ka ç’bën

Grida Duma në një intervistë të realizuar në emisionin “Shiko kush Luan” ka treguar ndër të tjera edhe raportin me djalin e saj të vetëm, tashmë adoleshent. E pyetur lidhur me dëshirat, ëndrrat dhe të ardhmen e të birit, politikania tregoi se djali- Darjeli kishte të tjera dëshira që nuk ishin ato që ajo do donte.

“Unë i them të studioj ligj sepse e shoh që ka aftësi shumë të mira spekulative por ai ka dëshirë dhe mendon të studiojë akademi ushtarake.”- rrëfeu Grida duke na kujtuar kështu dëshirat e saj si nënë dhe që duken kaq të ngjashme me gjithë mamatë që dua diçka tjetër për studimet e fëmijëve.

41-vjeçarja vijoi më tej dhe u shpreh se “vet e qaj që nuk studiova juridik” pasi mesa duket kjo qenka një fushë që politikania e re e pëlqeja shumë. Kujtojnë se Grida ka përfunduar studimet për sociologji në Fakultetin e Shkencave Sociale në Fakultetin e Tiranës për t’i vijuar ato në drejtime të tjera jashtë vendit. Ajo ka punuar edhe si lektore e pedagoge në disa universitete në vend.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF