KreuCelebrity

Kate Upton sjell në jetë fëmijën e saj të parë, një vajzë!

Kate Upton dhe bashkëshorti I saj, lojtari profesionist I bejsbollit Justin Verlander janë zyrtarisht prindër të një vajze. Modelja e ndau lajmin e gëzueshëm nëpërmjet faqes së saj në Instagram ditën e shtunë në mbrëmje me një foto të vajzës së tyre të porsalindur të cilën kanë vendosur ta quajnë Genevive Upton Verlander. Genevive lindi ditën e mërkurë në 7 Nnëntor por Upton dhe Verlander e mbajtën këtë lajm të fshehtë për disa ditë dhe kjo është e kuptueshme pasi bota nuk ka nevojë të dijë çdo detaj mbi jetën e vipave.

Upton njoftoi se ishte shtatzënë në verë gjithashtu në mediat sociale. Në 14 korrik modelja dhe aktorja njoftoi fansat e saj në instagram se ajo dhe bashkëshorti I saj ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë nën hashtagun #PregnantinMiami (Shtatzënë në Majemi).

Kate lajmëroi për lindjen e të bijës me një foto të saj që tregonte gojën, hundën e vogël dhe dorën. “Genevive Upton Verlander 11.07.18” shkroi Kate poshtë fotos, duke dhënë informacionin për lindjen e të bijës.

Bashkëshorti I saj gjithashtu ndau një foto të duarve të familjes së tij në instagram ku shkruante: “Mirëseerdhe në jetë Genevive Upton Verlander. Ti vodhe zemrën time sapo të pashë!!! 11.07.18”

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF