Këngëtari kundër Orinda Hutës: “Po të isha unë në juri, e të nisesha nga shijet personale, s`do i jepja jeshile“!! 0 693

Është nxehur duket këngëtari Reinaldo Gaci , që këtë vit, tek “Kënga magjike“ ( ku merr pjesë për të tretën herë) prezantohet me “ Ku je“. Edhe pse u klasifikua për në gjysëm finale me votat e anëtarëve të tjerë të jurisë, atij i  kanë mbetur ne mendje butonat e kuq të Orinda Hutës dhe Armend Rexhepaxhiqit.

Reinaldo tha për Panorama Plus se të I kishin thënë që nuk përcolli emocion, por kjo sipas tij, do të thotë të gjykosh në bazë të shijeve personale e jo atyre profesionale. Une këndoj live, shprehet ai, e shton se po të ishte në juri dhe Orinda në kategorinë “ New artist“, dhe të bazohej në shijen personale, nuk do ta shtypte butonin jeshil. Nëse do ta meritonte jeshilen për profesionalizmin, do t`ia jepja, ishte komenti i tij.

Previous ArticleNext Article