Klea Huta po bën plane për dasëm?? 0 292

Janë një prej cifteve më të dashur të showbizit shqiptar dhe romanca e Klea Hutës me Elgit Dodën është duke ecur shkëlqyeshëm, aq mirë sa brunia bukuroshe po mendon martesën.

Klea tregoi në emisionin “Thumb“ se kanë vërtet shumë dëshirë që të kenë një dasëm. Vetëm se as shumë shpejt, e as shumë larg. E duan këtë gjë, por jo vitin tjetër, kërkojnë dhe pak kohë.

Ajo që na mbeti ne në mendje është fakti që planin e paskan dhe kjo tingëllon mjaft mirë. Për një kohë të gjatë, dyshja e mbajti lidhjen të fshehtë, por tani nuk ngurrojnë më as të tregojnë detaje të tilla, sepse është e qartë që në këtë pikë, ndihen vërtet mirë  e të sigurtë me njëri tjetrin.

Previous ArticleNext Article