KreuCelebrity

Mëngët e Luanës janë as më shumë e as më pak ato të Victoria Beckham në dasmën mbretërore!

As më shumë e as më pak mëngët që Luana paraqiti dje si trend janë huazuar nga Ikona e modës Victoria Beckham. “Mos mendoni se i kam harruar por ky është trendi i ri”- u shpreh drejtuesja e emisionit “Shiko kush Luan” në fillim të programit përsa i përket mëngëve të fustanit të saj, që pjesë  e kyçeve duket se lihen si padashje jashtë.

Në fakt syve vigjilentë të lexuesve të BORDO nuk ju shpëton asnjë gjë! Pikërisht një nga ndjekësit tanë na solli në mendje look-un e Vic në dasmën rojale të Megan Markel dhe Princ Williams  në prag verën e këtij viti, ku stilistja e veshur me të zeza dhe gjithmonë një hap para me tendencat dha sinjalin e një mënyre të re të të veshurit të mëngëve!

Edhe në këtë rast ashtu sikundër ndodhi me natën e parë të programit, ku siç raportoi Tirana Post veshja e Luanës ishte kopjuar nga ajo e stilistes Elisabetta Franchi, edhe këtë herë show i Luanës se kishte vendosur një trend të ri, nuk i kaloi të 24-orët!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF