KreuStil Jetese

Ja si e ka parë “Jo vetëm modë” kopertinën  e fundit të BORDO!

Një veshje që identifikohet zakonisht me meshkujt tashmë është modë, madje është fjala e fundit e krijuesve të stilit  në mbarë botën. Nga Marc Jacobs,  Prada e deri tek Chanel kostumet mashkullore i kanë sugjeruar fort për këtë vit. Ndërsa në vendin tonë ka qenë stilisja Enada At’Nikolla ajo që ka sjellë në vëmendje kostumet, që në krijimin e Enadës këto sugjerime kanë ardhur me prerje chic, për t’i dhënë femrës sensualitet, pavarësi, siguri, fashion, e pse jo seksi.  Ky koleksion ka frymëzuar edhe Orinda Hutën si autore e programit “Jo vetëm modë” për t’i kushtuar një rubrikë krijimeve autentike të stilistes shqiptare.

“Enada At’Nikolla prezanton në kopertinën e fundit të resvitës Bordo 7 modele kostumesh të veshura nga 7 modele, për të dhënë figurë e vajzës që guxon, këmbëngulin e nuk përkulen për të bërë realitet ëndrrat. Me pantallona të gjata, të shkurtra, ose fund; xhaketa është veshja që duhet ta keni me patjetër në garderobën tuaj, Enada At’Nikolla provon se një xhaketë mund të kombinohet me gjithçka, qoftë edhe me një tyl të tejdukshëm”; ka shprehur “Jo vetëm modë” kënvështrimin e saj për këtë koleksion.

 

Është momenti i kostumeve dhe i vajzave që dinë të ëndërrojnë! A nuk do të dëshironim të ndiheshim kështu çdo ditë?!

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF