KreuStil Jetese

Olti Curri hyn në shtëpi të re, Monika Kryemadhi përvesh mëngët gatuan një super ëmbëlsirë

Gazetari i njohur Olti Curri ka treguar se këto ditë është zhvendosur në shtëpinë e tij të re, të pozicionuar në një nga zonat më të njohura të kryeqytetit, në rezidencën “Kodra e Diellit”. Në disa video të publikuara në profilin e tij në Instagram, Olti ka treguar pamjen e shtëpisë së tij dhe miket e para që kanë qenë të ftuara mbrëmjen e djeshme.

Në mesin e mikeshave është kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila nuk ka shkuar thjesht si e ftuar por ka përveshur mëngët për t’i gatuar miqve të saj një ëmbëlsirë siç edhe e do zakoni kur dikush hyn në shtëpinë e re.

Sipas videos së regjistruar nga gazetari dhe tekstshkruesi, Monika ka zgjedhur të gatuajë hasuden dhe siç shkruan vet Olti: “është hasudja më e mirë në botë”. E thënë kjo nga një shijues ushqimi siç është Olti, me siguri politikania ‘e ka qarë vërtet’!

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF