KreuStil Jetese

Vajza e Aurela Gaçes mbush 7 vjeç, këngëtarja emocionon me urimin

Aurela Gaçe u bë nënë për herë të parë si sot 7 vite më parë, duke sjellë në jetë vajzën Grace. Në një postim emocionues në Instagram , diva e muzikës shqiptare ka publikuar një foto më vajzën- gëzimin e saj të parë dhe nën të i shkruan disa rreshta emocionues për ditëlindje.

“Si sot, 7 vjet me pare të mbajta ne duar per here te parë, degjova te qarën tende si melodine më të bukur qe veshët ndonjeherë kishin degjuar….pak ore mbas lindjes tende ,ne shtrat e lodhur me zinte paksa gjumi dhe me vërtik hapja syte te shikoja se me dukej e pabesueshme qe ti ishe aty vertetë . Nuk mund ta pershkruaj sakte ndjesine, por di qe jeta ime mori tjeter kuptim qysh kur mesova se ti po rriteshe brenda meje.

Uroj qe te jem prane teje ashtu sic femija meriton te kete prindin prane, ne te mire e ne te keq…uroj shume qe te jem aty per te gjitha ditelindjet e tua , te te shoh te rritesh e te me kesh krahun tend, kraharorin ku do gjesh gjithçka .

Edhe sot kur te mbeshtes ne kraharor, kam te njejten ndjesi qe pata kur te mora ne duar per herë te parë . Mami, babi e motra jote e vogel, gjyshet e gjyshi e gjithe familja te duam shume.

U rritsh e u befsh c’te deshiron vetem zemra jote. ?

GRACE , HIRI I PERËNDISE. EMRI YT KA KUPTIMIN ME TE BUKUR, SEPSE JE DHURATA ME E BUKUR”

Grace lindi më 12 nëntor të 2011-ës në Tiranë dhe është fryti i dashurisë së këngëtares vlonjate me partnerin e saj Skerdi Gjonaj. Sot dyshja janë bërë prindër sërish dhe në jetën e tyre në dhjtor të 2016-ë ka ardhur edhe një tjetër vajzë që e quajtën Abigail Isabelle.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF