KreuCelebrity

Aurela Hoxha i ka fobi njerëzit e shëmtuar, madje mendon se ata janë edhe të këqinj!

Po, Aurela Hoxha i ka fobi njerëzit jo të bukur, madje ajo mendon se ata janë edhe njerëz të këqinj. Këtë deklaratë ajo e ka bërë në ekran, e ftuar në “Pop Culture” përballë Kelvi Kadillit, i cili gjithashtu është shprehur se edhe ai i paska fobi njerëzit e shëmtuar.

“I gjykon njerëzit nga pamja e jashtme?”; e pyet moderatori

“Për të qenë e sinqertë po. Do të doja të thoja jo, por e vërteta është që po. Madje kur kam qenë e vogël unë kisha frikë nga njerëzit jo të bukur. Më fal o Zot por më duket se njerëzit e shëmtuar nuk janë edhe aq të mirë. Ndërsa pas një fytyre të bukur fshihet një shpirt i mirë, dhe  e kundërta me njerëzit që nuk janë të bukur. I kam fobi njerëzit jo të bukur”: është shprehur modelja.

Në fakt nuk ka asgjë të keqe që çdonjeri prej nesh të ketë preferencat e tij sa i përket të bukurës, sepse ky term është krejtësisht relativ. Ama është e tepruar të bëjmë paralelizma të tilla në lidhje me paraqitjen e jashtme e asaj të brendshme. Të mos harrojmë se Aurela Hoxha, pavarësisht se e mohon vazhdimisht, duket qartë që ka bërë disa ndërhyrje në fytyrë (dhe nëse ajo ndihet mirë me veten, shumë mirë që i ka bërë), ama ne na lind e drejta të mendojmë se Aurelës nuk i është dukur vetja e bukur, përderisa ajo ka ndërhyrë për të përmirësuar portretin e saj.

E sipas ‘rregullit’ të saj rrjedhimisht nuk ka qenë e bukur as së brendshmi?!

 

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF