Bes Kallaku bëhet serioz: “ Jo deri këtu, cdo gjë e ka një kufi“!!!!!!!! 0 618

Kur vjen fjala tek aktori i humorit, e kemi të vështirë të mendojmë se ato që thotë i ka seriozisht, por këtë radhe Bes Kallaku është nxehur vërtet. Ajo që e ka merzitur është në fakt një fenomen që po merr përmasa gjithmonë e më shqetësuese jo vetëm në Shqiperi: “fake news“, lajmet e rreme. Një lajm sipas të cilit Besi dhe e shoqja, Xhensila ishin bërë viktima të një aksidenti dhe ndodheshin në gjendje të rëndë shëndetësore, e ka bezdisur mjaft.



Nuk ka ndodhur asnje aksident, thotë Besi, dhe kërkon që t`i vihet fre abuzimeve , sepse janë familjarët thotë ai, që i vuajnë pasojat. “Gjithçka ka një limit, deri këtu jo. Nuk mund të kuptohet dhe as të pranohet një lajm apo një titull i tillë për disa klikime më shumë. Turp dhe injorancë e madhe të abuzosh në këtë mënyrë, ka shkruar aktori në  “Instagram”.

Previous ArticleNext Article