Panairi i librit rikthen vëmendjen tek leximi! Botuesit të shqetësuar :“ Njerëzit nuk po lexojnë më“!!! 0 214

Tema e edicionit të 21-të të Panairit të Librit do të jetë pikërisht kjo: leximi. Sepse njerëzit po largohen nga libri; një fenomen shqetësues i ushqyer së tepërmi në ditët tona nga teknologjia që e orienton vëmendjen gjetkë apo dhe ritmet e ndryshuara tashmë të jetesës, por edhe faktorë të tjerë që përfshijnë vec arsyeve sociale edhe ato ekonomike, psikologjike apo arsimore. Por e vërteta është se për librin, duhet gjetur kohë kurdo. A e dinit se rreth 1 milionë shqiptarë nuk kanë lexuar asnjë libër brenda një viti? Shoqata e botuesve është përpjekur të tërheqë vëmendjen tek ky shqetësim i madh i momentit, ndaj dhe e ka përzgjedhur pikërisht leximin si temë të shumë aktiviteteve që lidhen me të.



Një prej tyre, më i rëndësishmi organizohet në 15 nëntor, në sallën Ovale të Pallatit të Kongreseve ku do të ketë studiues, botues, amatorë, përkthyes, pedagogë, mësues etj, për të diskutuar mbi problemet  e leximit dhe menyrat sesi mund të përmirësohet gjendja. Si zakonisht, edhe këtë vit do të jepen cmimet e Panairit gjatë një ceremonie ditën e shtunë në orën 12.00.

Previous ArticleNext Article