KreuCelebrity

Shkrumbohet shtëpia e ish-miss-it Valbona Çoba!

Zjarri masiv që ka rënë në Kaliforni ka shkrumbuar dhjetra shtëpi, të personazheve të njohur botëror. Ish- miss-i shqiptar  Valbona Çoba ka përjetuar gjithashtu fatin e keq, duke parë shtëpinë e saj teksa ja ka përpirë zjarri. Bukurioshja shqiptare jeton prej vitesh sëbashku me bashëshortin dhe tre fëmijët në Californi. Nëna e saj zonja Reshiba Çoba ka shkruar një status në rrjetin social facebook ku përshkruan tmerrin e përjetuar teksa banesa e vajzës së saj është shkrumbuar krejtësisht, duke mos u lënë mundësinë të marrin asgjë me vete.

 

“Vetëm mbrëmë kjo ishte shtëpia e vajzës time të shtrenjt, Valbona Çoba që gumëzhinte nga të qeshurat, lojërat e tre ëngjëjve të saj, tre perëndive të mia. Ndikuar nga zjarret në Los Angelos, luanin si zjarrfikësa, të parët nxirrnin fëmijët jashtë, ju thonin se një lodër do merrnin me vete dhe dil…fjetën të qetë në ëndrrat e tyre se kishin shpëtuar njerëz, fëmijë por mbas mesit të natës, u ngritën të tronditur, të detyruar të dilnin shpejt nga shtëpia….nuk morën dot asnjë lodër. Flaka e kuqe po kërcënonte gjithçka njerëzore. Ishte fatkeqësi natyre në të gjitha dimensionet. Të gjithë qanë, Valbona ishte më e tronditura, po digjej një shtëpi e tërë, vite të tëra të saj si nënë, gjëra të dashura, private, kujtime…E rëndësishme është që të gjithë jemi mirë”: ka shkruar zonja Reshiba në statusin e gjatë për përjetimin e tmerrshëm të një natë më parë.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF