KreuCelebrity

Vajza e Stines u rrit dhe e zgjedh vetë tortën e ditëlindjes!

Të hënën e 12 nëntorit ajo ka festuar ditëlindjen e saj të dytë. Estia, vajza e këngëtarit Stine tashmë është rritur mjaftueshëm sa për ta zgjedhur vetë tortën e ditëlindjes. Bashkë me babin, e vogla ka shkuar në pastiçeri dha ka zgjedhur një tortë në ngjyrë të verdhë. Siç e do rasti, e gjithë dita është e Estias, dhe babi me mamin i organizuan vogëlushes një festë, në të cilën me siguri ajo ka ftuar shokët e shoqet e vogla. “Estia feston, ne tërbohemi”: shkruan këngëtari në një foto të postuar në instastory, në të cilën ai duket me kapelen e ditëlindjes në kokë, ndërsa nga xhami i barit dallojnë fëmijët teksa po argëtohen brenda ambientit që prindërit e Estias kanë vendosur të festojnë.

Edhe 100 vogëlushe!

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF