Victoria Beckham pret flokët gjatë rrugës për në People’s Choice Awards!

Mund të pretendoni se Posh Spice dora vetë mund të jetë në gjëndje të përkryer ndërsa shkon në një eveniment të vipave në tapetin e kuq por Victoria Beckham na tregoi një të vërtetë ditën e dielë ndërsa po shkonte në People’s Choice Awards 2018.


Për të ishte një natë e rëndësishme pasi mori çmimin e parë të Fashion Icon për punën e saj në këtë industri por udhëtimi i saj për në Barker Hangar në Santa Monika provoi se ajo është shumë e qetë. Para se të arrinte në event dhe të dilte para fotografëve Victoria preu flokët në një makinë që po lëvizte.



E shoqëruar nga parukieri i saj Ken Paves përgjatë rrugës për në event, stilistja dokumentoi transformimin e saj të shpejtë. Në Storyn e saj në instagram ajo tha: “Pra po pres flokët dhe po bëj makijazh në makinë. Pse po e bën këtë Ken? Ishte dikush me vonesë sot?” Paves po priste flokët e Victorias ndërsa artistja e makijazhit Wendy Rowe po i bënte makijazhin.

Gjithë ky stres ja vlejti pasi ylli 44 vjeçar dukej e mrekullueshme veshur me një bluzë të bardhë të kombinuara me një palë pantallona të markës së saj.

Burimi/ Marie Claire

Previous ArticleNext Article