KreuCelebrity

“Ezel” divorcohet nga bashkëshortja?

Aktori i njohur i telenovelave turke Kenan Imirzalioglu dhe bashkëshortja e tij Sinem Kobal po kalojnë një periudhë tejet të vështirë në marrëdhënien e tyre. Sipas mediave turke çifti i njohur është drejt ndarjes. Sipas po të njëjtat media, aktori shumë i dashur për publikun shqiptar ka pasur probleme të vazhdueshme me gruan e tij, dhe ata nuk  e ndjekin më njëri tjetrin në rrjete sociale.

Mendohet se një nga arsyet që mund të ketë ndikuar në krisjen e lidhjes së tyre është një shtatzëni e humbur. Sinem mbeti shtatzënë pak muaj më parë, por ajo nuk arriti ta çojë deri në fund, pasi embrioni ra. Çifti u martua dy vite më parë nëpërmjet një ceremonia të thjesht ku morën pjesë vetëm miqtë e afërt të tyre.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF