(Foto) Pritjes së ëmbël po i vjen fundi! Modelja shqiptare në muajin e 9-të të shtatzënisë 0 838

Muajt e pritjes së ëmbël kanë kaluar shpejt dhe modelja e njohur shqiptare Vivian Canaj po shijon ditët e fundit të shtatzënisë, përpara se djali i saj të vijë në jetë. Në një foto të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, modelja shfaqet në muajin e nëntë të shtatzënisë teksa ka realizuar një set fotografik për të përjetësuar kështu edhe kujtimet me bebushin që rritet brenda saj.



Vogëlushi që pritet të vijë në jetë këto ditë është fëmija i parë i Vivian dhe fryt i dashurisë së saj me partnerin e saj biznesmen Krivis Meçi. Modelja shqiptare është në pritje të një djali.

Previous ArticleNext Article