Mbërrin Mango Men!  Koleksioni i ri, dhurata, muzikë, dhe të ftuar VIP në festën e QTU! 0 685

Fundjava është dita e shopping! Por, e shtuna e kësaj fundjave ishte më shumë se kaq! Fansat e brand-it të suksesshëm Mango, që gjendet prej mbi një dekade në Shqipëri, patën fatin të zgjidhnin veshjet dhe aksesorët e koleksionit të ri. Krahas kësaj Mango çeli dyert këtë herë edhe me Mango Men! Të dyja gjinitë tashmë do të gjejnë në të njëjtën hapësirë look-un e tyre të preferuar!



Pas një rrugëtimi të suksesshëm 13 vjeçar MANGO e ka forcuar prezencën e saj në Shqipëri me prezantimin e linjës së re të MANGO MAN.

E konceptuar si një festë, muzika e mirë e luajtur nga Dj. Vin Veli, argëtoji gjatë gjithë ditës vizitorët në ambientet e dyqanit, por jo vetëm kaq! Drejtuesit e Fashion Group Albania, që menaxhojnë këtë brand në Shqipëri kishin gjetur një mënyrë mjaft efikase për t’u ardhur në ndihmë blerësve. Stilistët Niko Komani dhe Stela Sallaku asistuan në dyqan duke sugjeruar, orientuar dhe zgjedhur kombinimet e duhura për blerësit, çfarë e bëri mjaft vitale atmosferën në dyqan dhe entuziazmoi blerësit, shumë prej të cilëve guxuan të eksperimentojnë me look-un e tyre, duke e lënë veten në dorën e profesionistëve.

Mbasditja e Mango në QTU pati një tjetër atmosferë. Blerësve iu bashkuan edhe personazhe të medias, të cilët u njohën me koleksionin e sezonit, provuan të preferuarat e tyre dhe trokitën një gotë verë me organizatorët dhe njëri-tjetrin.
Rihapja e dyqanit Mango në Qendrën Tregtare Univers, pas restaurimit të kësaj qendre ka rikthyer furishëm që prej mesit të muajit tetor besnikët e brand-it në QTU!

MANGO MAN është krijuar në vitin 2008 me qëllimin për të ofruar një pamje më bashkëkohore dhe moderne edhe për konsumatorët meshkuj. Stili i kësaj linje ka në themel klasiken, por duke i shtuar ato elementët e duhur modernë dhe fashion dhe duke përshtatur trendet më të fundit të modës me stilin urban të jetës së përditshme.  Koleksioni për meshkuj ofron veshje të ndryshme që plotësojnë  nevojat e të gjithë konsumatorëve. Është linja smart casual që i dedikohet një target-grupi më të pjekur dhe urban si dhe linja casual me veshje moderne dhe rinore, perfekte për ditët e pushimit. Në koleksionin e Mango Man gjejmë gjithashtu edhe linjën e kostumeve me stile të ndryshme e me shumllojshmëri prerjesh dhe çmimesh. Nuk mungojnë edhe linjat më fashion që ofrojnë veshjet më trend të momentint si dhe linja denim për më të rinjtë.

MANGO është një markë spanjolle e themeluar në 1984 dhe është sot një nga komapnitë lider në botë në fushën e modës. Kompania e ka qendrën në qytetin e origjinës, Barcelonë, dhe numëron rreth 2.200 dyqane në 109 shtete të botës.

Në Shqipëri, MANGO është prezente që prej vitit 2005, me dyqanin e parë hapur në qendrën më të madhe në atë kohë, QTU, dhe më pas u zgjerua me dyqanin Mango në TEG. Kjo markë ka qenë e vazhdon të jetë një nga markat që orienton tendencat e modës në vendin tonë dhe që vishet e pëlqehet edhe nga personazhe të njohura fushës së modës dhe televizionit.

Me koleksionin për meshkuj që i bashkohet atij për femra, MANGO do të ofrojë tashmë zgjedhje të zgjuara, komode dhe moderne për më shumë konsumatorë.

Vin Veli

Sonila Çaushi

Klodiana Shala

Santana Comora

Blerina dhe Eni Shehu

Brunilda Lahe

Ilda Lumani

Ilda Lumani, Sonila Çaushi

Vangji Telo

Ornela Kastrioti

Daljana Sejdia

Senada Jaho, Ermal Peçi

Stafi i Mango

Niko Komani, Arjola Shehu

Staf i agjencise PIK Creative

 

 

 

 

 

 

 

Previous ArticleNext Article