Vajza e Manjola Nallbanit boton librin e dytë, këngëtarja nuk mund të ishte më e lumtur se kaq!! 0 1135

Edhe pse në publik në publik rrallëherë e shohim me to ( ndoshta e ka shumë të fortë ndjenjën e privatësisë), Manjola Nallbani është shumë  e lidhur me dy vajzat e saj, e së fundi nuk u përmbajt më por  tregoi qartë përmes Instagramit sesa krenare ndihet sidomos për Sindin 14 vjecare.



Sindi Tona sapo ka hedhur në treg librin e saj të dytë, “ Njësoj të ndryshëm“. Përmes këtij mesazhi, Manjola tregoi të gjithë emocionin e përjetuar.

“Ky është libri më i çmuar për mua se është shkruar nga jeta ime Sindushi. Jam e lumtur dhe krenare që në moshën 14-vjeçare, ajo jo vetëm shkruan librin e dytë, por edhe për faktin që nuk trajton një temë të zakonshme dashurie po lidhjen mes një vajze të bardhë dhe një djali me ngjyrë. Libri është dashuria ime e madhe dhe shkrimtarët e vërtetë, nga njerëzit që admiroj më shumë! Ndihem shumë e lumtur që ti ke këtë pasion për librin , që sot të jep ty vlera mendore dhe njerëzore e në të ardhmen ti do ja transmetosh lexuesve të tu! Të uroj suksese shpirti, thesari im e u bëfsh shkrimtare e madhe”, – ka shkruar Manjola. Libri i vajzës së këngëtares mund të gjendet nga dita e nesërme dhe deri në 18 nëntor në panairin e librit në stendën e botimeve “Dudaj’, ka shkruar ajo.

 

Previous ArticleNext Article