Yjet që besojnë tek fantazmat ( dhe eksperiencat që kanë kaluar)!!! 0 193

Ka plot njerëz që besojnë tek fantazmat, por yjet sikur s`para flasin për to. Megjithatë, disa kanë zgjedhur ta bëjnë. Duke nisur nga Selena Gomez . Këngëtarja e “Back To You” është e fiksuar pas këtyre historive. Ajo madje përdor një aplikacion në telefonin e vet celular për të kontrolluar nëse ka shpirtra rreth e rrotull, sidomos kur është në udhëtim.



Miley Cyrus ka pasur një përvojë të frikshme: gjatë një turneu ka marrë me qira një apartament në Londër për të cilin thotë se kishte fantazma. Si Miley, ashtu dhe e motra e një mik që ishte me ta që të gjitha panë fantazmën e një djali të vogël. Sipas saj, ai ishte ulur mbi lavaman dhe përplaste këmbët.

Ariana Grande, “ sherrin“ e ka kërkuar vetë: gjatë një ndalese në Kansa City, ka vizituar Stull Cemetery, “I njohur si një prej 7 portave të ferrit ne Tokë“. Atje është ndjerë menjëherë keq dhe shumë shpejt, hundët ia ka shpuar një erë sufuri, shenjë e pranisë së demonëve sic thonë. Ka ikur e tmerruar.

Rihanna nuk shkel në hotelin Chateau Marmont në Los Angeles, të njohur për praninë e shpirtrave. Më bëhet mishi kokërr thotë ajo, I ndiej, nuk rri dot në dhomë.

Demi Lovato mendon se shtëpia e saj në Teksas banohet nga shpirti I një vajze të vogël të quajtur “ Emili“.

Më pak e frikshme eksperienca e Emma Stone: aktorja e La La Land ka parë në shtëpi gjyshin e sja të vdekur, por është ndjerë mirë!

Ndërsa qëndronte në hotelin Shelbourne në Irlandë, aktorja Lily Collins ka dëgjuar të qeshura e dyet që përplaseshin e më vonë ka marrë vesh se atu thuhej që vinte vërdallë fantazma e një femre të quajtur Mary Masters, e cila kishte vdekur në vitin 1846!!!

Previous ArticleNext Article