Albërije kthehet në Shqipëri, fansat e ‘sulmojnë’ për pamjen 0 770

Albërije Hadërgjonaj është kthyer në Shqipëri pas disa muajsh qëndrimi në SHBA për të mbajtur koncert në një nga klubet e natës në kryeqytet. Lumturinë për këtë rikthim këngëtarja nuk e fshehur aspak, përkundrazi e ka ndarë edhe me  170 mijë ndjekësit e saj. Por përpos kësaj, ajo çfarë i ka rënë në sy fansave të artistes ka qenë pamja e saj, për të cilën nuk ja kanë kursyer edhe ‘sulmet’ e komentet.



E veshur me një fustan ngjyrë blu me temina Albërije shfaqet tejet provokuese në njërën nga fotot e publikuara, foto e cila ka marr shumë komente qofshin pozitive e negative. Shumë e kanë akuzuar këngëtaren për ndryshime të ekzagjeruara në fytyrë ndërsa të tjerë e kanë komplimentuar se ajo nuk di të plaket.

 

Previous ArticleNext Article