KreuStil Jetese

Si të bini nga pesha për mos ta rrimarrë më!

Shumë njerëz tashmë e dinë se për të patur një peshë të shëndetshme duhet të ndiqen 3 hapa: ushqyerja e shëndetshme, mos tepërimi me sasinë e konsumuar të ushqimit dhe aktiviteti fizik. Por në fakt kjo mund të jetë shumë e vështirë. Shumë persona të cilët mbajnë dieta fitojnë përsëri 50% të peshës që humbën pas një viti dhe Brenda 3 vjetësh do të marrin akoma më shumë peshë.

Sipas një studimi të ri të kryer nga Universiteti I Australisë I publikuar në Gazetën Obeziteti ka zbuluar se çelësi për të patur një peshë të shëndetshmë është përforëcimi I zakoneve të shëndetshme. Në studim u përfshinë 75 vullnetarë nga mosha 18-75 vjeç të cilët ishin mbi peshë ose obezë dhe u ndanë në tre grupe. Një program promovonte largimin e zakoneve të vjetra, një grup tjetër krijimin e zakoneve të reja dhe I fundit ishte një grup kontrolli ku nuk u ndërhy.

Grupit që duhet të linte pas zakonet e vjetra u dërgohej një mesazh me një detyrë të re çdo ditë. Këto detyra ishin të fokusuara në në prishjen e rutinës së mëparshme të tyre. Grupi I cili duhej të krijonte zakone të reja I’u kërkua të ndiqnin një program I cili fokusohej rreth stilit të shëndetshëm të jetësës. Ndryshe nga programet e zakonshme të humbjes së peshës, këto ndërhyrje nuk kishin një dietë specifike, një plan apo aktivitet fizik, ato thjesht kishin si qëllin ndryshimin e zakoneve ditore.

Pas 12 javësh u pa se dy grupet kishin humbur 3.1 kg por më e rëndësishmja është se pas 12 muajsh pa asnjë ndërhyrje apo kontakti ata kishin humbur edhe 2.1 kg të tjerë. 67% e pjesëmarrësve në studim e reduktuan peshën e tyre mbi 5% duke ulur kështu rrezikun nga diabetii tipit 2 dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF