Bashkëshorti feston ditëlindjen, këngëtarja shqiptare dedikim dashurie 0 358

Bashkëshorti i saj feston sot 37 vjetorin e ditëlindjes dhe këngëtarja e njohur shqiptare Orgesa Zaimi nuk mund të mos shkruante dy rreshta urimi. “Gëzuar ditëlindjen dashurisë sime, mikut tim më të mirë, babit më të mirë që mund të imagjinoja për fëmijët e mi, këtij bashkëshorti të mrekullueshëm me të cilin ndaj jetën time prej 11 vitesh”– shrkuan 33 vjeçarja.



 

View this post on Instagram

 

A post shared by Orgesa Zaimi (@orgesazaimi) on

Orgesa Zaimi dhe bashkëshorti i saj Menton Beqa janë bashkë që prej vitit 2007 dhe janë prindër të dy fëmijëve: vajza e quajtur Bora 6 vjeç dhe djali Kron 2 vjeç e gjysmë. Ndërsa Orgesa është e njohur si një ndër zërat e spikatur të muzikës shqiptare, bashkëshorti i saj nuk ka asnjë lidhej me këtë profesion përkundrazi.

Mentor Beqa është akademik e doktor i shkencave në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare e kërkues i politikave europiane dhe ndërkombëtare të sigurisë. Ai ka punuar edhe si konsulent dhe ka pasur pozicione zyrtare në disa institucione të vendit.

Previous ArticleNext Article