KreuCelebrity

Kjo është pasuria personale e çdo pjestari të familjes mbretërore!

I keni parë ndonjehër fotot e familjes mbretërore dhe a keni menduar ndonjëherë se si I përballojnë të gjitha ato shpenzime që kanë? Bizhutë e kurorës, pronat gjigande apo veshjet e shtrenjta. Duke qenë se punët e tyre nuk janë si të njerëzve të zakonshëm dhe financat e familjes mbreërore janë të komplikuara, I japim fund këtij misteri dhe shohim pasurinë që ka çdo pjestar I familjes mbretërore.

Mbretëresha Elizabeth

Sipas Welath –X madhëria e saj ka një pasuri prej 520 milion dollarësh. Të ardhurat e saj vijnë prej pronës së saj Balmoral Castle(140 milion $) në Aberdeenshire, shtëpia në Skoci dhe Sandringham (65 milion $) në Nofolk të cilat janë pronat e saj personale jot ë kurorës së shtetit. Ajo përfiton 15 % – 20 % të përfitimeve nga pronat e kurorës së shtetit dhe merr edhe një rrogë nga Duka I Lancaster. Përveç këtyre ka edhe koleksion bizhuterish shumë  të çmuar.

Princi Filip

Bashkëshorti I mbretëreshës prej më shumë se 70 vjetësh ka një pasuri prej 30 milion dollarësh. Në 2017 ai u tërhoq nga pozicioni I tij si Duka I Edinburg prej të cilit fitonte 500.000 dollar në vit nga Parlamenti.

Princi Charles

Si trashëgimtar I fronit, princi Charles ka një pasuri prej 400 milion  dollarësh sipas Welath- X. shumë prej të ardhurave të tij vijnë prej Duchy of Cornwall një prone private që financon jetën dhe aktivitetet e Princit të Uellsit dhe familjes së tij.

Princesha Diana

Nga divorci I saj me Princin Charles Diana mori plot 22.5 milion dollar një vit para se të vdiste. E gjithë pasuria e saj dhe bizhuteritë I kaluan djemve të saj pas vdekjes.

Camilla, Dukesha e Cornwall

Flitet se dukesha ka një pasuri prej 5 milion dollarësh. Para se të martohej me Andrew Parker Bowles në 1973-shin, Camilla punonte si sekretare për një sërë firmash në Londër dhe si recepsioniste në firmën decorative Sibyl Colefax & John Fowler.

Princi William

Sipas Business Insider, Princi William dhe Princi Harry kanë një pasuri mes 25-40 milion dollar. Të dy ata trashëguan pasurinë e të ëmës: 14 milion dollar kur arritën të 30-at dhe 450.000 dollarë çdo vit që kur mbushën 25. William merrte një rrogë prej 62.000 dollarësh nga puna e tij si pilot I East Anglian Air Ambulance.

Kate Middleton

Kate mund të jetë rritur si një njeri I zakonshëm por financat e saj janë larg të zakonshmes. Shpenzimet e saj mbulohen nga Duchy of Cornwall por Times raporton se ajo ka një pasuri personale prej 10 milion dollarësh. Prindërit e saj Michael dhe Carol zotërojnë një dyqan të quajtur Party Pieces me vlerë 30-50 milion dollar dhe me siguri që Kate do të trashëgojë disa nga këto para ashtu si edhe motra dhe vëllai I saj Pipa dhe James.

Princi George

Fëmijët e familjes mbretërore nuk kanë ende të ardhura por përsëri impakti I tyre në ekoniminë Britanike ka qenë I stërmadh. Vetëm nga lindja e Princit George ekonomisë së Britanisë I’u shtuan 3.6 bilion dollar.

Princesha Charlote

Lindja e Princeshës Charlote I solli 5 bilion dollar ekonomisë Britanike sipas Brand Finance.

Princi Louis

Lindja e një bebeje mbretërore sjell gjithnjë rritje ekonomike për Britaninë dhe Princi Louis nuk bën përjashtim. Ndërsa Princi George dhe Princesha Charlote gjenerojnë 75 ,ilion dollar dhe 100 milion dollar çdo vit, lindja e Princit Louis këtë vit I solli Britanisë 50 milion dollar të ardhura.

Princi Harry

Pas 10 vjetësh pjesë e Royal Air Force, Harry u tërhoq në 2015-ën për tu fokusuar në Filantropi. Ndërsa ishte pjesë e Royal Air Force ai fitonte 53.000 dollar në vit sipas Forbes. Ama pasuria e tij 25-40 milion dollar nuk vjen prej kësaj por prej trashëgimisë njësoj si vëllai I tij. Gjithësesi William, Harry dhe gratë e tyre mund ta ruajnë pasurinë e tyre pasi shpenzimet e tyre mbulohen nga Duchy of Cornwall.

Meghan Markle

Markle e cila ishte një aktore para se të bëhej pjesë e familjes mbretërore dhe ka një pasuri prej 5 milion dollarësh. Nga filmi Suits ajo fitoi 50.000 dollar për episode sipas Fortune.

Burimi/Marie Claire

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF