Ndërron jetë nëna e 3 fëmijëve, këngëtari i famshëm i shkatërruar nga lajmi 0 1050

Modelja dhe aktorja Kim Porter, që ka qenë partnerja e reperit P.Diddy për 13 vjet dhe njëkohësisht nëna e 3 prej fëmijëve të tij, ndërroi jetë të enjten në shtëpinë e saj në liqenin Toluca në Californi.



TMZ që raportoi e para lajmin e trishtë, tha se Porter pësoi një atak kardiak të enjten në mesditë pasi vuajti për disa javë nga pneumonia edhe pse shkaku zyrtar i vdekjes së saj nuk është zbuluar ende. Ish-partneri dhe babi i tre fëmiijëve të saj, këngëtari i njohur P.Diddy është absolutisht i shkatërruar dhe I lënduar pasi mësoi lajmin. Dyshja ruante një marrëdhënie shumë pozitive me njëri-tjetrin edhe pse marrëdhënia e tyre romantike nuk funksionoi.

P.Diddy dhe Kim Porter kanë 3 fëmijë së bashku: Christian Combs lindur në 1998 pasua nga dy vajzat binjake të quajtura Jessie James dhe D’Lila. Modelja dhe aktorja ka gjithashtu një djalë nga marrëdhënia e mëparshme me producentin Al B. Sure!

Diddy dhe Porter nisën të dilnin bashkë në vitin 1994 dhe patën një lidhje me ndarje e ribashkime derisa u ndanë përfundimisht në vitin 2007.

Previous ArticleNext Article