KreuStil Jetese

Ralph Lauren do të jetë i pari stilist Amerikan që do të marrë  çmimin Honorary Knighthood!

Ralph Lauren do të jetë stilisti i parë amerikan që do të nderohet si Honorary Knight Commander of the Most Excellent Order of the British Empire (KBE) për shërbimet e tij në fushën e modës dhe filantropisë.
Ky çmim do ti prezantohet Lauren nga një përfaqësues i mbretëreshës Elizabeth II vitin tjetër. Ky çmim i përshtatet atij pasi stilimet e tij janë veshur më parë nga pjestarë të njohur me stil të vamiljes mbretërore si Princesha Diana, Kate Middleton dhe Meghan Markle.

Përveç faktit se ka 50 vjet që jep kontributin e tij në fushën e modës, Lauren është një filantropist i përkushtuar për të ndihmuar pacientët e prekur nga kanceri. Coorporata Ralp Lauren ka ndihmuar në ngritjen e qëndrës Nina Hyde Center për kërkime mbi kancerin e gjirit në Georgetown, The Ralph Lauren Center pë kancerin në Harlem, New York dhe Ralp Lauren Center për kërkimin e kancerit të gjirit në spitalin Royal Mardsen në Londër.
Lauren po i bashkohet Amerikanëve të tjerë të cilët kanë arritur të marrin këtë çmim si Presidenti Dwight D. Eisenhower, Presidenti Ronald Reagan, Presidenti George H.W. Bush, Angelina Jolie, Steven Spielberg, Bill dhe Melinda Gates, dhe shumë vipa të tjerë.


Ky nuk është çmimi j parë nderues për Lauren dhe nuk do të jetë i fundit. Ai ka fituar gjithashtu CDFA stilisti i vitit për veshjet e femrave dhe të meshkujve, Member’s Salute, James Smithson Bicentennial Medal, the French Chevalier de la Legion d’Honneur nga presidenti i Francës dhe çelësin e  New Yorkut nga kryebashkiaku Michael Bloomberg.
Kohët e fundit Lauren festoi 50 vjetorin në fushën e modës me një shfaqje në Central Park , New York. Festimet përfshinë një koleksion që u shfaq në pasarelë dhe të ftuar ishin pothuajse të gjithë vipat e kategorisë A.

Burimi/ Harper’s BAZAAR US

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF