Flor Mumajesi vuan nga një problem shëndetësor! Ja sëmundja që po e mban larg publikut 0 1431

Prej disa kohësh kantautori i njohur shqiptar Flori Mumajesi është “zhdukur” nga rrjetet sociale e publiku dhe ka lënë mënjanë koncertet dhe projektet e tij muzikore.



Vetëm pak ditë më parë bordo.al shkroi e para një artikull për këtë mungesë të Mumajesit, ku ndër të tjera shkruhej se pavarësisht se këngëtari nuk duhet gjëkundi, emri i tij është lakuar së tepërmi që prej muajit gusht, kohë nga e cila kemi edhe foton e fundit të tij në Isntagram. Gjithë ngjarjet e ndodhura gjatë kësaj periudhe nuk e kanë lëkundur krijuesin e shumë hiteve që të reagojë apo të piblikoj diçka, e vetmja shenjë e rikthimit të tij është kënga pjesmarrëse e Ronela Hajatit në “Kënga Magjike” krijuar pikërisht nga shtëpia muzikore e Mumajesit quajtur “Threedots”.

Por duket se mungesa e kantautorit lidhet me arsye shëndetësore! Kjo ka qenë deklarata e bërë nga gazetarja Megi Bilo në emisionin “FunDay” që transmetohet në InTv, e cila ka zbuluar se arsyeja e mungesës së Flori Mumajesit është se ai po vuan nga një problem me mëlçinë.

Pas kësaj deklarate, nuk ka asnjë koment nga kantautori lidhur me vërtetësinë apo jo të këtij lajmi.

Previous ArticleNext Article