Ndahen cmimet e panairit të librit, ka surpriza!!! 0 238

Në Panairin e 21 të Librit “Tirana 2018”, të zhvilluar në ambjentet e Pallatit të Kongreseve, u dhanë cmimet e sivjetshme të letërsisë. Përzgjedhja është bërë mes 131 veprave në total, gjysma nga autorë shqiptarë e gjysma nga të huaj.



Çmimi i karrierës I shkoi shkrimtar shqiptar nga Maqedonia Kim Mehmeti, për romanin e tij “Pusi”.

Çmimin e krijimtarisë më të mirë të vitit e mori  Brajan Sukaj me romanin “Ciklopi”, ndërsa nderimi për përkthimin më të mirë, i shkoi Donika Omarit për romanin “Nga ana e princeshës së vdekur”.    Pati edhe dy cmime inkurajuese për  Iva Nikolli dhe  Flogerta Krypi, respektivisht me veprat “Vetëm për ty” dhe “Gjithçka rreth asgjësë”.  Poeti Zef Skiro Di Maxho ka rrëmbyer cmimin special për librin  “Poema Arbëreshe”. Cmimi për përkthimet nga frëngjishtja, dhënë nga Ambasada Franceze, shkoi për Ilia Lengu dhe përkthimin q ëi ka bërë veprës së Albert Camy,  “Të drejtët” nga Albert Camy. Panairit ngriti siparin të mërkurën me ekspozimin e gati 200 tituj të rinj nga 100 shtëpi botuese.

Previous ArticleNext Article