KreuCelebrity

Mel B pranon se përdorte kokainë ndërsa punonte në X-factor dhe se u përpoq të vetëvritej!

Mel B ka pranuar se ndërsa punonte në X- Factor thithte 6 vija kokainë në mënyrë që të kalonte ditët ndërsa jetonte me bashkëshortin e saj prej 10 vjetësh Stephen Belafonte.

Në autobiografinë e saj ‘Brutally Honest’, ish anëtarja e grupit Spice Girls, 43 vjeç zbuloi gjithahstu se u përpoq të vriste veten duke pirë 200 kokra qetësues në 2014-ën kur shfaqej në netët live. Në gjysmë finale ajo mungoi dhe u zëvendësua nga dikush tjetër por u shfaq natën pasardhëse me një fustan që tregonte të nxirat pas përpjekjes së vetëvrasjes. Duke pranuar se e fillonte ditën me dy vija kokainë Mel tha: “Isha e trishtuar dhe patetike. Isha jashtë kontrollit. Merrja 5-6 vija në ditë para dheh pas pune. Nuk ndieja më dhimbje dhe vetëm kështu isha në gjendje të vazhdoja me jetën e përditshme.”

Përsëri këngëtarja thotë se përdorimi  I drogës nuk ka ndikuar aspak në gjykimin e saj në shfaqje ku ajo u shfaq në krah të Simon Coëell, Louis Walsh dhe Cheryl.Ajo madje tregon në detaje momentin kur u përpoq të vriste veten me aspirina duke thënë se ndihej e shëmtuar dhe e përçmuar nga Stephen I cili gjoja kishte kaseta seksuale të saj.

Ajo I shkroi letra fëmijëve të saj dhe piu ilaçe para se ti thoshte vetes se duhet të shkonte në spital për hir të vajzave të saj. Ajo ndjeu se humbi vetëdijen para se të përplasej me derën duke shkaktuar të nxirat në trup. Pavarësisht faktit se asaj I’u tha se kishte dëmtim në veshka dhe mëlçi, ajo ishte e vendosur që të merrte pjesë në shfaqje dhe ishte ajo vetë që zgjodhi të vishte një fustan pa mëngë që të tregonte të nxirat në trup, kjo për ti dërguar një mesazh edhe Stephen se do të divorcohej prej tij.

Ajo zbuloi se hyri në një qendër teraupetike në Angli në Shtator pasi u diagnostikua me stress post traumatic pasi donte që të ishte më mirë për fëmijët e saj Phoenix Chi Gulzar, 19, Angel Iris Murphy Broën, 11, dhe shtatë vjeçarja Madison Broën Belafonte.  Mel dhe Stephen një producent filmash u martuan në 2007-ën dhe u divorcuan Dhjetorin e kaluar me kërkesë të Mel pas një beteje të gjatë me abuzim alkoli, dhune dhe droge.

Burimi/Dailymail

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF