KreuCelebrity

Nga të gjitha vajzat e showbiz-it, Florian Binaj zgjedh Bora Zemanin për t’u “martuar”!

Në një prej sfidave në programin e së shtunës “Shiko kush luan” në Top Channel, Florian Binaj ishte përballë Aurela Hoxhës, për të zgjedhur nëse do t’i përgjigjet pyetjes, apo do pranojë sfidën! Në momentin që aktori i humorin zgjodhi opsionin e pyetjes, atij i duhej të përgjigjej se nëse nuk do ishte martuar me bashkëshorten Sadinën, cila do të ishte vajza e showbizi-it shqiptar, me të cilën do të martohej!

Nuk e dimë nëse Flori u pendua që zgjodhi t’i përgjigjej pyetjes, para sfidës por lojës i duhej një emër dhe ai e na e dha. Pasi tha se vajzat shqiptare janë shumë të bukura, për ta çuar lojën deri në fund, Binaj zgjodhi bukuroshen Bora Zemani si “bashkëshorten” e mundshme.

Me siguri bashkëshortja e Florit e ka marrë me shumë sportivitet këtë zgjedhje të tij, për hir të lojës!

Meqë ra fjala, Flori dhe Sadina janë një çift!

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF