Rudina Dembacaj për Agron Llakaj: I sugjeroj të mos më dali përpara 0 496

U bënë më shumë se tri vite që kur ajo u largua nga programi Al Pazar, dhe siç u tha asokohe, e thuhet ende sot, Rudina nuk u nda në mënyrën më miqësore të mundshme me Agron Llakaj. E ftuar në programin “Pop Culture” në Top Channel, aktorja u pyet nëse i mungon karriera e mëparshme.



“Jo sepse unë jam aty ku kam dashur të jem. Në një skenë më madhështore dhe njerëz më profesionistë. Teatri është shumë i rëndësishëm për mua. Gjithsesi unë jam mirënjohëse. Edhe Agron Llakajt i jam mirënjohëse, edhe pse s’e duroj dot si individ. E kam thënë edhe herë të tjera, s’e duroj dot dhe i sugjeroj të mos më dali përpara”; u shpreh Rudina në program.

Dembacaj ka qenë për disa sezone pjesë e Al Pazar dhe sipas saj ka qenë pikêrisht debatet me Agron Llakajn që e detyruan të largohej nga aty.

Previous ArticleNext Article