Flasin profesionistët e modës: si të bëhesh gati më herët në mengjes!!! 0 626

E shtyve sa munde zgjimin e mëngjesit? Tani, të kanë mbetur vetëm 20 minuta kohë për t`u bërë gati? Kur nis ditën, cdo minutë është shumë i vlefshëm, ndaj s`mund të humbasësh kohë. Atëherë, që të dukesh sa më mirë edhe pse duhet të dalësh shpejt, duhet të:



  • Përqëndrohesh tek aksesorët- detajet bëjnë diferencën. Kur ke dyshime, zgjidh një palë këpucë me takë të rehatshme dhe luaj me aksesorët, një varëse zinxhir, mund t`i japë peshë veshjes

  • Përpiqu të kesh një “database“ kombinimesh të rrobave të tua; provoje që më parë në shtëpi cfarë shkon më shumë

  • Që ta kesh më të thjeshtë organizimin në mëngjes, përpiqu të rregullosh që gjatë fundjavës disa veshje të thjeshta, pantallona, bluzë e xhaketë që të jenë gati për raste emergjente

  • Mendo për një lloj “ uniforme“- kjo bluzë e bardhë për shembull me pantallonat e zeza të lëkurës dhe këpucët me taka është një kombinim sa sport, aq edhe klasik, nuk ju lë në baltë

  • Në rastin më të mirë të mundshëm, jeni aq të ngeshëm sa t`I përgatisni që në darkë gjërat që do të vishni në mëngjes

  • Riciklo- në momentet e vonesës, vish dhe dicka që e kishe ditën përpara, përsa kohë është e pastër, s`do të ketë problem për ju
Previous ArticleNext Article