Foto e papublikuar: Vetëm Princi i vogël Louis guxon t’i prek fytyrën Princ Charles 0 793

Jo të gjithë do të ishin kaq të guximshëm sa të kanin me duar hundën e Princ Charles, por nëse këtë e bën princi i vogël Louis atëherë kjo është diçka kaq e bukur dhe për të qeshur. Një fotografi e sapo publikuar shfaq nipin më të vogël të princ Charles që prek me doçkat e tij të vogla fytyrën e tij gjatë një seti fotografik që ka realizuar e gjithë familja mbretëror.



Tashmë 3 herë gjysh, Charles pritet të lumturohet sërish duke qenë se Duka dhe Dukesha e Sussex janë duke pritur fmëijën e tyre të parë, e madje siç shihet edhe nga fotot është një titull që e shijon vërtet.

 

Fotoja e bërë publike sot është shkrepur në shtator, pak ditë para ditëlindjes së 70-të të princit Charles. Imazhi shfaq Louisin magjepsës thuajse 5 muajsh, çiftin Kate Middleton dhe Princ William dhe dy fëmijët e tyre, ulur pranë gjyshit e nënës Camila si dhe prindërit e ardhshëm Dukesha Meghan Markle dhe Princ Harry.

Previous ArticleNext Article