KreuStil Jetese

I mbytur nga dhimbja, P.Diddy ndan momentet prekëse me ish-partneren që ndërroi jetë papritmas

Ish-partnerja dhe nëna e tre fëmijëve të tij ndërroi jetë papritur të enjten duke lënë një dhimbje të madhe edhe te këngëtari i famshëm P.Diddy. I shkatërruar nga ngjarja, ylli i muzikës botërore ka shkruar disa dedikime të ndjera e prekëse për Kim Porter, gruan që ndau 13 vite të jetës së tij.

Në një seri videosh që të kthejnë shumë vite pas, këngëtari shfaq momentet e tyre bashkë si çift, foto gjatë shtatzënisë së tre fëmijëve si dhe i premton asaj se ai do të vazhdojë të rris familjen që ajo la pas ashtu siç Kim e ka mësuar. “Të dua përgjithmonë. S’më besohet se kjo dreq gjëje ka ndodhur!!!!

 

 

I’ll raise our family just like you taught me to. Love you forever!!!! ? I CANT BELIEVE THIS SHIT!!!!!! FUUUUUCCCKKKKKKK!!!!!! Smfh

A post shared by Diddy (@diddy) on

Në një tjetër video ku shfaqet çifti në momente të lumtura 49-vjeçari shkruan:

“3 ditët e fundit jam përpjekur të zgjohet nga ky makth. Por nuk kam mundur. Nuk e di se çfarë do të bëj pa ty zemër. Më mungon kaq shumë. Sot do të bëj nderimet e mia për ty. Do t ëpërpiqem të gjej fjalët për të shpjeguar marrëdhëien tonë të pashpjegueshme. Ne ishim më shumë se miq të ngushtë, ishim më shumë se shpirtra binjakë. NË ISHIM DIÇKA KREJT TJETËR!!. Dhe më mungon kaq shumë!.

 

 

For the last three days I’ve been trying to wake up out of this nightmare. But I haven’t. I don’t know what I’m going to do without you baby. I miss you so much. Today I’m going to pay tribute to you, I’m going to try and find the words to explain our unexplainable relationship. We were more than best friends, we were more than soulmates. WE WERE SOME OTHER SHIT!! And I miss you so much. Super Black Love ?

A post shared by Diddy (@diddy) on

Modelja dhe aktorja Kim Porter pësoi një atak kardiak të enjten në mesditë pasi vuajti për disa javë nga pneumonia.

P.Diddy dhe Kim Porter kanë 3 fëmijë së bashku: Christian Combs lindur në 1998 pasua nga dy vajzat binjake të quajtura Jessie James dhe D’Lila. Modelja dhe aktorja ka gjithashtu një djalë nga marrëdhënia e mëparshme me producentin Al B. Sure! Diddy dhe Porter nisën të dilnin bashkë në vitin 1994 dhe patën një lidhje me ndarje e ribashkime derisa u ndanë përfundimisht në vitin 2007.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF