Këto janë traditat mbretërore të shtatzanisë që ndoshta nuk i dinit se ekzistonin! 0 690

Traditat mbretërore janë të paprekshme edhe kur trupi juaj është I zënë duke rritur një qenie tjetër. Ndërsa Meghan Markle nuk do të duhet të ndjekë ndonjë rregull të vështirë apo të shpejtë sidoqoftë do të duhet të ndjekë disa rregulla gjatë shtatzanisë së saj. Ja disa tradita mbretërore të shtatzanisë që mendonit se nuk ekzistonin.



Mbretëresha është e para që njoftohet nëse një antar I familjes mbretërore po pret një fëmijë.

Baby shower nuk festohen në Angli edhe pse kjo është një gjë e zakonshme në Amerikë, në vendlindjen e Meghan. Nëse do ajo mund ta bëjë një festë por me shumë gjasa nuk do e bëjë.

Gjinia e bebit mbahet secret. Shpesh pjestarët e familjes mbretërore nuk e mësojnë vetë gjininë e bebes para se të lindë dhe nëse e mësojnë nuk e bëjnë publike.

Një shtatzani mbretërore shpallet në javën e 12-të.

Udhëtimet limitohen gjatë shtatzanisë por nuk do të thotë se janë të ndaluar.

Dekolteja është e ndaluar gjatë shtatzanisë.

Problemet e shëndetit gjatë shtatzanisë bëhen publike si në rastin e Kate Middleton e cila vuante nga një sëmundje e mëngjesit gjatë të treja shtatzanive të saj.

Këpucët me takë janë një domosdoshmëri edhe gjatë shtatzanisë edhe nëse një pjestar I familjes mbretërore ka këmbë të enjtura.

Bebet mbretërore priten nga gjinekologu zyrtar I familjes mbretërore Markus Setchell.

Të gjitha mamitë janë në detyrë gjatë lindjeve mbretërore.

I gjithë ekipi I cili merr pjesë në lindjen mbretërore betohet për fshehtësi.

Bebet mbretërore zakonisht nuk mund të kenë emra unikë por fëmija I Meghan dhe Harry duke qenë se do të jetë I shtati në rradhë për fronin mund të ketë një emër më pak tradicional.

Të postosh foton pas lindjes është shumë e rëndësishme dhe bëhet shumë shpejt. Bëhet shumë planifikim se çfarë do të veshë nëna e re.

Edhe pjestaret e familjes mbreëtrore marrin leje lindjeje nga detyrat mbretërore.

Më në fund gjyshërit jo-mbretërorë lejohen të marrin pjesë në shtatzaninë e fëmijëve të tyre. Më parë kjo nuk lejohej por gjithçka ndryshoi në kohët moderne që do të thotë se nëna e Meghan do të lejohet të jetë pranë së bijës gjatë shtatzanisë së saj.

Bebja nuk do të lindë me një mbiemër zyrtar. Deri në fillim të shekullit të 20-të bebet mbretërore nuk kishin fare mbiemër. Ata njiheshin me anë të vendit ku kishin lindur. Fëmijët e Ëillim dhe Kate përdorin “Kembrixh” si mbiemër ndërsa fëmija e Meghan dhe Harry me siguri do të përdorë “Sussex” si mbiemër.

Pjestarët e familjes mbreëtrore nuk përdorin qumësht formule pasi duhet ti ushqejën fëmijët e tyre me qumësht gjiri.

Data fikse se kur bebja mbretërore do të lindë nuk bëhet asnjëherë e ditur. Meghan do të lindë në pranverën e 2019-ës por se kur askush se di.

Edhe baballarët mbreëtrorë mund të marrin leje lindjeje nga detyrat e tyre mbretërore.

Liderë dhe influencues rreth e rrotull botës dërgojnë dhurata për beben që do të vijë në jetë.

Burimi/Marie Claire

Previous ArticleNext Article