KreuStil Jetese

Ku e kemi parë këtë vajzë?! Zëri brilant që pushtoi dje “Këngën Magjike”

E diela e djeshme në ‘Kënga Magjike 2018″ do të paraqiste përpara publikut konkurrentët e radhës për këtë edicion të 20-të. Ndonëse ishin disa artistë të njohur si Aurela Gaçe dhe Eli Fara, Artiola Toska dhe Bruno, që prezantuan këngët e tyre përballë publikut, sytë dhe veshët e shikuesve do të mbeteshin edhe te një artiste e re në kategorinë “New Artist” që u shfaq në skenë e ulur në piano dhe nisi të këndojë këngën e saj konkurruese me titull “Ëndrra ime”.

Wendi Mancaku me zërin potent dhe interpretimin brilant LIVE rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve qoftë jurisë por edhe të teleshikuesve. Me një baladë dashurie, shkruar nga këngëtarja Fifi, Wendi na u shfaq si një talent i pazbuluar më parë sa që sapo e pamë thamë me vete “Ku kishte humbur kjo vajzë”?! Por jo, Wendi nuk ishte aty nga hiçi!

Këngëtarja e re, nuk e ka për herë të parë daljen në skenë. Më një kërkim fare të vogël në internet ne zbuluam se talenti asaj i rrjedh në vena pasi ajo është vajza e kantautorit të njohur shqiptar Etmond Mancaku.

Por Wendi nuk është këtu ku është për shkak të të jatit, përkundrazi. Ajo ka konkurruar që e vogël të “Gjeniu i vogël” dhe pasi pamë performancën e saj e rikujtuam menjëherë vogëlushen me qukat karakteristike e me sytë e shkuar blu, që vështirë t’ja harroje imazhin, edhe pse në “Kënga Magjike” ishte bërë një zonjushë bukuroshe.

Gjithashtu Uendi ka konkurruar edhe në Festivalin e fëmijëve në RTSH me këngën “Motrës sime” krijuar nga I ati I saj.

Wendi ka kënduar edhe krah babit të saj duke konkurruar në festivalin “Top Fest 9” në vitin 2012 me këngën “Përrallë pa mbret”.

Wendi nuk është rastësisht këtu, pasi ajo përpos talentit të lindur punon shumë fort për të kultivuar aftësitë e saj, madje realizon edhe cover-a të këngëve të njohura në Youtube.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF