Një vit pas abortit lind “Stella”! Ish-velina jep lajmin e bukur 0 766

18 nëntori 2018 do të mbetet një ditë e rëndësishme në jetën e çiftit të njohur italian. Futbollisti i njohur 45-vjeçar Christian Vieri dhe ish-velina Costanza Caracciolo-28 vjeç janë bërë prindër të një vajze të quajtur Stella, fëmija i parë e çiftit të lumtur.



Lajmi i bukur është bërë i ditur në profilin social të ish-futbollistit që ka ndarw lajmin dhe emrin e vogëlushes.

“Sot ishte dita më e lumtur e jetës sime. Tani e kuptoj emocionin që një prind ndjen kur të vendosin mes dy duarve vogëlushen tënde, për këtë mrekulli që na dha jeta, do të jem mirënjohës gjithë jetën. Të dua. Mirëserdhe Stella”.

Ardhja në jetë e vajzës së shumëdëshiruar të çiftit vjen një vit pas eksperincës së tmerrshme të abortit spontan që pësoi ish-velina- imazhi më i njohur e emisionit italian “Striscia la notizia”.

Previous ArticleNext Article