KreuStil Jetese

Nuk do merrte pjesë në festivalin e RTSH-së, ndërron mendje artisti shqiptar!

Prej pak javësh janë bërë publik emrat e artistëve që do të marrin pjesë në edicionin e 57 të Festivalit të Këngës në RTSH. Një ndër këngëtarët konkurrues është edhe Klinti Çollaku, fituesi i talent show-t “The Voice of Albania 6”. 19-vjeçari ka qenë i ftuar në emisionin e sotëm “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH ku foli edhe për konkurrimin dhe tregoi se si pjesëmarrja në festival i erdhi krejt papritur.

“E kam thënë në këtë studio që nuk do të merrja pjesë në festival pasi ishte ende herët për mua, por kur Endrit Shani më prezantoi këngën, ndërrova mendje. Thashë pse të mos e prezantoj në festival.” – pohoi Klinti.

I pyetur se nëse e mendon veten në skenën e Eurovision-it, Çollaku u shpreh: “Do gënjeja po të thoja që nuk e kam menduar. Jam i bindur te kënga. Normale që e kam menduar edhe Eurovision-in edhe pse jam i fokusuar që kënga të dalë sa më mirë në festival.”

Klinti Çolaku merr pjesë për herë të parë në Festivalin e Këngës në RTSH me këngën “Jetë”, një baladë me muzikë të Endrit Shani dhe me tekst të Pandi Laços.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF