Vargje rrënqethëse! 1 vit pa të bijën e vetme, Çun Lajçi poezi Bubës së vet 0 519

Një vit më parë u nda nga jeta në moshë të re vajza e vetme e aktorit dhe shkrimtarit të njohur Çun Lajçi, Bubulina. Lajçi ka zgjedhur ta rikujtoj në këtë përkujtimore të bijën e tij me anë të disa vargjeve të shkruara në Facebook, ku shpreh shpesh ndjenjat, mallin e dhimbjen.



Vargjet rrënqethëse janë shkëputur nga libri i Lajçit dedikuar bijës së ndjerë me titull “Bubulinë, ti letër e pashkrueme” shkruar enkas në këtë përkujtimore të humbjes tragjike

BUBULINË

Sot nji vit ike
S’me prite të kthehem nga rrugë e largët
Tani m’thoni
Si të çmësohem me buzëqeshjen e saj
E t’eci krenarë me dhimbje nën sqetull?!

Po mirake
Jerusalemi qeshi kur shqip fole:
“Jezunë du me prekë e shtrat i tij m’u ba”
Adeeb Joudeh ta hapi derën
e t’shenjtës “Sepulchre” atë mëngjes korriku
diell i përvëluem zemre

Ti ece temjanit, unë pas xhamive
ku myezinët lëshonin zá
kur u ktheva,Sepulchre mshelë ishte

Ti s’dole ma!

Unë
i vetmuem n’qytetin plot jetë
i mërdhimë n’prushin e mbuluem me hi
dëshpërue nga lumtuni korriku
zjarm andrrash futa n’gji

E shkurtë dita për vetëvrasje
Nata e gjatë për dashuni
S’e kuptoj pse gëzohem që s’vdes
e pse jetoj në këtë botë me përralla

Zot
çka t’baj me Ninin që larg meje leh
e Bubën që varun m’rri mbi qepalla

Previous ArticleNext Article