E paimagjinueshmja do të ndodh në netët finale të Kënga Magjike 2018! 0 428

Ardit Gjebrea na ka paralajmëruar ditën e sotme se ky edicion i 20-të i festivalit “Kënga Magjike” 2018 do të jetë përtej imagjinatës së publikut. Me anë të një fotoje të shkrepur ditën e sotme në Pallatin e Kongreseve, ku do të mbahen edhe 3 netët e festivalit, Gjebrea ka treguar se tashmë kanë nisur punimet për ndërtimin e skenografisë gjigande, enkas për festivalin.



“Nuk imagjinohet dot çdo ndodh këtë edicion”– shkruan drejtuesi i festivalit duke nxitur kështu kureshtjen e të gjithëve.

Disa nga surprizat e zbuluara deri më tani është rikthimi i Ardit Gjebreas te muzika me një këngë me gjasa të krijuar nga mjeshtrit Pirro Çako dhe Alfred Kaçinari si dhe emri i bashkëprezantueses s ë këtij edicioni, balerina Klaudia Pepa që pritet të mbërrij në Tiranë më 30 nëntor së bashku me një grup balerindësh.

Sa i përket surprizave të tjera të këtij viti jubilar, do të na duhet të presim javën e parë të dhjetorit kur edhe do të mbahet festivali.

Previous ArticleNext Article