KreuBusull

 E urreni punën tuaj? Ja triket që zbulojnë ekspertët për t’ju bërë më të lumtur pavarësisht rrethanave

Nëse ndiheni të stresuar në punë mund të duket sikur nuk keni çfarë të bêni për këtë situatë vetëm të ndërroni punë.
Por sipas një studimi të ri në Britaninë e Madhe  që zbuloi se pothuajse çdo punonjës ishte i palumtur me pozicionin e tyre a do të ishte zgjidhja të ndryshonin qëndrim apo të mendonin se ka edhe më keq?

Shkencëtarët zbuluan disa këshilla për të rritur kënaqësinë nëpunë pavarësisht pengesave që has.

PROBLEMI: Jeni të mbytur në punë
Kjo vjen si pasojë e numrit të vogël të punonjësve. Gjëja e parë që duhet të bëni është të vendosni prioritetet në punë. Nëse e bëni këtë në fund të ditës do të thoni se e hoqët pjesën më të madhe dhe të tjerat do i lë për më vonë.

PROBLEMI: Shefi juaj është shumë kërkues
Mënyra më e mirë për t’ja dalë me një shef kërkues është ta analizoni atë në disa mënyra. Gjeni kohën e duhur për të folur me të dhe për ti thënë se po ju jep shumë detyra dhe për më tepër shumë të vështira për kapacitetin tuaj. Zgjidhni një periudhë kohore kur shefi juaj të mos jetë i stresuar.

PROBLEMI: Shefi juaj ju bullon
Nëse keni një shef që ju bullon i cili ju bën vazhdimisht të palumtur dhe ju bën të mos dëshironi që të shkoni më në punë atëherë duhet të kërkoni një punë tjetër pasi personat të cilët i ngacmojnë të tjerët duke i ofenduar nuk ndryshojnë.

PROBLEMI: kolegët tuaj nuk po japin maksimumin e tyre
Duhet të zbuloni se përse kjo po ndodh. Ndoshta diçka ka ndodhur në jetën e tyre private app puna ka ndryshuar dhe ata nuk munden ta bëjnë më atë punë. Kjo është diçka që flitet privatisht por varet edhe marrdhënia që keni me atë person.

PROBLEMI: Jeni mërzitur nga puna juaj
Për këtë duhet të flisni me menaxherin dhe ti bëni të ditur se doni të bëni diçka ndryshe. Mos u bëni negativë ama kur ia thoni.

Burimi/Dailymail

Tags:

Home Busull

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF