KreuStil Jetese

Me foto të papublikuara, Xhensila urim special dashurie Besit për ditëlindje

Është dashur ditëlindja e 33-të e Bes Kallakut që Xhensila të hapte arkivat e të na publikonte disa foto të shkrepura, e tw papublikuara më parë, nga muaji i mjaltit që çifti kaloi shtatorin e 2017-ës në Maldives. Nuk kishte si të mungonte edhe urimi i këngëtares për bashkëshortin e saj, një urim ky që vjen jo vetëm nga mami Xheni por edhe nga vogëlushja 4 muajshe e çiftit, e quajtur Ajka.

“Cfar jam pa ty? Asgje. Ne te mire dhe ne te keq ti gjithmone je krah meje. Ne cdo frymemarrje, ne cdo hap te jetes time, dhe ne cdo moment qe do jetoj, dua ta jetoj me ty pergjithmone. Kjo ditelindje eshte magjike per ne. 33 vite jete, 33 vite buzeqeshje, shprese, miresi, besnikeri per kedo qe ka qene prane teje. Ky 33 vjetor te gjeti me te plotesuar se kurre me pare, ashtu sic e kishe imagjinuar veten qe ne vogeli. E gjitha cka uroj per ty eshte shendet, une do perpiqem ta bej jeten tende sa me te qet dhe te bukur, ashtu sic ti gezon ditet ton. Te lutem qendro me ne pak me shume, me ne gocat qe kur te kaloj dhe pak kohe, do zihemi se kush te ka dhe kush te do me shume.”- shkruan këngëtarja në Instagram.

Tags:

Home bordo

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF