KreuCelebrity

Trendet e modës 2018 sipas vipave!

 

5 trendet kryesore të modës 2018 janë zbuluar dhe Meghan Markle ka luajtur një rol të rëndësishëm në vitin e saj të parë si pjestare e familjes mbretërore.

Sipas platformës botërore të modës Lyst, kostumet ishin një trend goxha i madh në 2018-ën të veshura nga Meghan Markle apo Blake Lively. Nga ana tjetër një tjetër trend ishte dhe veshjet e tejdukshme të veshura nga Rosie Huntington-Whiteley dhe motrat Hadid.

Kostumet e fuqishme

Meghan Markle, Rita Ora, dhe Kendall Jenner kanë triumfuar në trendin e kostumeve me kërkime online për kostumet e femrave që janë 87% në vit.

Retro shik
Vipat kanë nxjerrë në pah fëmijën e brendshëm të viteve 90-të me çantën Dior Saddle BAG e parë te vipa si Kourtney Kardashian, Bella Hadid dhe Jennifer Lawrence.

Veshjet transparente
Fustanet transparentë, bikinit ngjyrë nude dhe veshjet me stil fashë ishin një trend popullor mes vipave këtë vit. Disa nga yjet që e kanë përqafuar këtë stil janë Cara Delevingne, Rosie Huntington Whiteley dhe Emily Ratajkowski.

Logo mania
Veshjet me logo filluan të bëheshin një trend që në 2017-ën ndërsa këtë vit kemi parë veshje me logo specifike të brandeve. Printet e Fendi u vendosën në qendër të vëmendjes në Shkurt kur Kim Kardashian dhe Kylie Jenner postuan foto të veshura nga ky stilist.

Tutat e çiklizmit
Është e vështirë ta anashkalosh këtë trend të bërë ikonik nga Princesha Diana. Tashmë kjo veshje vishet nga të gjithë kudo.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF